TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Prill 2023, 16:10

Vrau kunatën dhe veten, polica hetime për të zbuluar kush ja dha armën Roland Sinanit

Shkruar nga Pamfleti

Vrau kunatën dhe veten, polica hetime për të zbuluar kush ja dha

Vrasja e kunatës me armë zjarri në Shkozë dhe më pas e vetes, nga Roland Sinani, ka shtyrë policinë për të hetuar mbi mënyrën se si 43-vjeçari kishte siguruar pistoletën me të cilën kreu krimin e rëndë.

Për të zbuluar këtë, hetuesit kanë marrë në pyetje vëllain e Rolandit, Erionin, bashkëshortin e Migenës që u vra nga 43-vjeçari në dhomën e gjumit në prezencë të vajzës së mitur.

Përpara grupit hetimor ai ka rrëfyer se ka patur dyshime se i vëllai i tij mbante armë zjarri.

Pavarësisht këtij dyshimi, por dhe faktit që Roland Sinani kishte shfaqur jo pak herë sjellje agresive, Erioni dhe familjarët e tij nuk rezultojnë ta kenë kallëzuar në polici atë.

Jo zyrtarisht policia thotë se 43-vjeçari, vuante nga probleme të shëndetit mendor, që sipas tyre u bë dhe shkak për krimin e rëndë.

Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së shtunës ku në banesë në momentin e ngjarjes kanë qenë dy prindërit e autorit dhe vajza e mitur e Migenës, ndërsa bashkëshorti i saj, Erion Sinani punonte shofer taksie gjatë natës. /TvKlan

vrasje shkoze roland sinani

Lini një Përgjigje