TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Qershor 2023, 18:04

Babë e bir dhunojnë me sende të forta 54-vjeçarin në Delvinë, procedohen penalisht

Shkruar nga Pamfleti

Babë e bir dhunojnë me sende të forta 54-vjeçarin në

Babë e bir Bledi dhe Enis Ali, janë proceduar penalisht pasi dhunuan me sende të forta shtetasin Kristo Dhima 54-vjeç banues në Gjirokastër.

Policia bën me dije se konflikti ka nisur për motive të dobëta nga një përplasje e automjeteve me dëme materiale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit B. A., 44 vjeç dhe djalin e tij të mitur E. A., 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta (konflikt i nisur nga një përplasje e automjeteve me dëme materiale), kanë goditur me sende të forta shtetasin K. Dh., 54 vjeç, banues në Gjirokastër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

policia dhune procedim

Lini një Përgjigje