TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Qershor 2023, 12:55

"Furtunë arrestesh" në Policinë e Shkodrës, ndalohen 13 efektivë; mes tyre edhe zv.drejtori Hajri Kushe

Shkruar nga Pamfleti

"Furtunë arrestesh" në Policinë e Shkodrës,

Disa drejtues dhe punonjës të Policisë së Shkodrës, dyshohet se janë përfshirë në hetimet për aksionin e policisë për kanabisin në Obot të Velipojës gjatë muajve gusht-shtator.

Për efektivët dhe drejtuesit është vendosur masa “arrest shtëpie” dhe ata akuzohen për shpërdorim detyre.

Të ndaluarit dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në njësinë Administrative ‘Ana e Malit’ si dhe kanë neglizhuar marrjen e masave të domosdoshme për arrestimin e autorëve.

Masat janë dhënë për:

-Hajri Kushe – Zëvendësdrejtor i krimeve në Qarkun e Shkodrës (Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit);

-Dedim Gjeta – Shef krimesh, ish shef i komisariatit të Shkodrës, aktualisht shef rendi i Lezhës (Ndalim dalje jashtë shtetit);

-Pëllumb Shpati – Ish shef krimesh në Shkodër, aktualisht polic tek krimi ekonomik (Arrest shtëpie);

-Ilir Hasaj – Shef i SPZ Shkodër me gradë komisar (Ndalim dalje jashtë shtetit);

-Taulant Kurtaj – Arrest Shtëpie;

-Asllan Shytaj – Ndalim dalje jashtë shtetit;

-Arben Memaj – Ndalim dalje jashtë shtetit;

-Arben Dekovi – Ndalim dalje jashtë shtetit;

-Vehbi Nase – Pezullim i ushtrimi të detyrës;

-Gjin Guri – Pezullim i ushtrimi të detyrës;

-Nazmi Beqiri - Pezullim i ushtrimi të detyrës;

-Sokol Pjetri – Pezullim i ushtrimi të detyrës;

-Ardis Çoçja – Pezullim i ushtrimi të detyrës;

-Të tjerët pjesë e SPZ, Specialist i Policisë së zonës janë nën masën arrest shtëpie.

Për një nga të arrestuarit, Pëllumb Shpati, me detyrë polic në fushën e Krimit Ekonomik, i cili është dënuar me arrest në shtëpi, përveç shpërdorimit të detyrës rëndon edhe akuza e përkrahjes së autorit pas krimit.

Hetimet tregojnë se personat e përfshirë në këtë krim janë 248, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Vendimi është dhënë nga Prokurorja e Shkodrës, Blerta Hamza, për personat e akuzuar pjesë e Policisë së Shkodrës.

arrest shtepie punonjes shperdorim detyre

Lini një Përgjigje