TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Qershor 2023, 15:58

Ra aksidentalisht nga stiva e barit, ndërron jetë 22-vjeçari në Konispol

Shkruar nga Pamfleti
Ra aksidentalisht nga stiva e barit, ndërron jetë 22-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Shëndelli të Konispolit ku 22-vjeçari Kristi Doda ndërroi jetë aksidentalisht.

Mësohet se i riu ka qenë duke ngarkuar bashkë me të atin, mjetin e tyre me stiva bari.

22-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia e stivës së barit ku ai ndodhej dhe për pasojë është dëmtuar rëndë.

Menjëherë është transportuar në Spitalin e Sarandës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe për rrjedhojë ka ndërruar jetë.

Kristi Doda ishte njëri nga katër fëmijët e Gjon Dodës.

kristi doda aksidentalisht nderron jete

Lini një Përgjigje