TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Janar 2024, 18:39

Artan Hoxha nxjerr foton, ky është “buzëderri” që i ekzekutuan me snajper të birin; pjesë e bandës së Gaxhait

Shkruar nga Pamfleti
Artan Hoxha nxjerr foton, ky është “buzëderri”
Në foto Gëzim Sinomati

Publikohet fotoja e Sokol Sinomatit, i njohur si “buzëderri”, të cilit i vranë me snajper të birin Gëzim Sinomati.

Sokol Sinomati, ka qenë pjesë e bandës së “Gaxhait” në vitin 1997 në Vlorë, teksa në foto shfaqet bashkë me të akuzuarit e tjerë të kësaj bande në Gjykatën e Tiranës në vitin 1999.

“Ky është Sokol Sinomati në bankën e të akuzuarve me bandën e Gaxhait në vitin 1999 në Gjykatën e Tiranës”, shkruan shkurtimisht Artan Hoxha

Sokol Sinomati është i dënuar për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuho, ka qëlluar gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit.

Në 2014 gjykata e Lartë  atëherë me relator Edmond Islamaj vendosën që Armando Sulejmani (Cipuri) dhe Sokol Sinomati – të dy ushtarë të Gaxhait – të mos dënoheshin me burgime përjetë si pjesëmarrës në bandën e armatosur të Gaxhait, por të dënoheshin përfundimisht me akuzën e “Vjedhjes me dhunë” në bashkëpunim, duke u dënur përfundimisht me 16 vite burgim. Ky vendim solli lirimin e tyre nga qelia,edhe pse ishin të akuzuar dhe dënuar për një tjetër vrasje të kryer në Vlorë, në vitin 2002 në Skelë, ku i vdekur mbeti Elton Tato.

Pas lirimit, ai u largua nga Shqipëria në vitin 2017-n, drejt Belgjikës, ku sërish merrej me aktivitet të paligjshëm dhe u arrestua aty në vitin 2021, për çështje droge. Në fund të vitit 2022 ai u ekstradua në Tiranë, për ngjarjen e regjistruar në vitin 2002-in në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku

Lini një Përgjigje