TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Janar 2024, 13:30

"Mbushi" Vlorën me kokainë, arrestohet 41-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

"Mbushi" Vlorën me kokainë, arrestohet

41-vjeçari, Erion Selamaj është vënë në pranga ditën e sotme pasi iu gjet nga policia lëndë narkotike në automjet. Sipas policisë arrestimi i Selamajt ka ardhur pas informacioneve se një person shiste drogë në lagjen "Rilindja" në Vlorë ku më pas u bë edhe arrestimi i tij.

Mësohet se nga kontrolli i kryer fizik dhe në makinë janë gjetur lëndë narkotike të ndara ne doza gati për shitje. 

"Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike, në lagjen “Rilindja”, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi Erion Selamaj, 41 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë, të ndara në doza, gati për shitje.Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 41-vjeçari siguronte lëndë narkotike në sasi dhe më pas i ndante në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Vlorës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme."-njofton policia.

Lini një Përgjigje