TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Janar 2024, 12:50

Masakroi partneren shqiptare shtatzënë, ish-gruaja e autorit: Si e kuptova që ai ishte vrasësi, më ka dhunuar edhe mua!

Shkruar nga Pamfleti

Masakroi partneren shqiptare shtatzënë, ish-gruaja e autorit: Si e

Ish-gruaja e 36-vjeçarit që akuzohet se vrau shqiptaren Gjeorgji Murati, e cila ishte dhe shtatzënë ka deklaruar se e ka kuptuar që ishte ai vrasësi sapo e ka parë që ka dalë në media.

“Unë mendoj se ai e kishte planifikuar vrasjen” –shprehet ajo.

“Kemi qenë bashkë për shtatë vjet. E kisha denoncuar për rrahje”, tha ish-bashkëshortja e tij, duke folur për radiostacionin e Selanikut Status 107.7. Gruaja, e cila ka dy fëmijë me autorin e vrasjes së shqiptares, pohoi se të gjithë partnerët e tij kishin qenë viktima të rrahjes, ndërsa shtoi se ai ishte i fiksuar pas femrave.

“Më kishte goditur me grusht në sy, unë e kisha paditur”, thotë ajo, ndërsa shton se ka marrë kërcënime për jetën e saj dhe të nënës, ndërkohë shtoi se ai është bërë i dhunshëm dhe me fëmijët e tij, të cilët kanë parë edhe skenat e dhunës mes tyre. “Unë punoja, ai ishte xheloz që punoja. Nuk mund të flisja me kolegun, se ishte xheloz”, tha ai.

Lini një Përgjigje