TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Janar 2024, 12:37

“Letra nga Franca”/ Flet vajza e Bedrie Lokut: Një franceze thoshte se kishte lidhje me babin, kjo rëndoi mamin

Shkruar nga Pamfleti
“Letra nga Franca”/ Flet vajza e Bedrie Lokut: Një franceze
Xhemal dhe Bedrie Loka

Disa detaje të reja janë zbardhur nga vetëvrasja e Bedrie Lokës pas dëshmive të familjarëve.

Sipas vajzës së 41-vjeçares së ndjerë, mamaja e saj dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht nga babai, Xhemal Loku. Një ndër ngjarjet që e kë lënduar Bedrien, ishin disa letra të dërguara nga një grua franceze, që thoshte se kishte një raport romantik me 45-vjeçarin, ka dëshmuar R.Loku.

“Prej një viti ato nuk i kanë patur mirë marrëdhëniet me njëri tjetrin, kanë patur debate që prej muajit shkurt 2023… sepse gjyshja ime ka kaluar një trombozë dhe babi im nuk e linte mamin të shkonte për vizitë te gjyshja. Mami im ka qenë shumë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht dhe shumë herë shpreheshe se do t’i jepte fund jetës se thoshte jam e lodhur. Komunikimi i fundit që unë e kam bërë me mamin … ka qenë ora rreth 22:30 dhe… dhe ajo më tha që prapë debat … i thashë po leje pra atë muhabet dhe qepe, mirë mo mami më tha, mirë se e qep unë. Diku nga muaji shtator 2023 mami … i ka gjetur babit… disa letra në gjuhën franceze të cilat ia ka dërguar një … femër … ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim dhe i ka thënë që ka patur një lidhje me Xhemalin… kjo ka qenë një arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim”.

Ajo ka dëshmuar se vetëm një ditë para vetëvrasjes, dy prindërit ishin konfiltuar ashpër me njëri-tjetrin.

“Mami dhe babi gjithmonë lanmë pasur debate me njëri-tjetrin e nuk i kanë patur mirë marrëdhëniet. Gjithmonë debatonin, madje dhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ka bërë një debat të fortë, se nuk e lejonte mamin të shkonte te shtëpia e gjyshes dhe filloi duke e sharë dhe ofenduar mamin tim. Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19:00 pak a shumë deri në orën 23:00. Babi kur ka qenë në Greqi, gati një vit më parë, e ka marrë në celular mamin tim dhe i kanë thënë që unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend. Shkaku i këtij veprimi ka qenë se mami ka qenë shumë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babai im. Mami ka patur konflikte të here pas hershme me babain tim”, thuhet në dëshmi.

xhemal loka bedrie loka

Lini një Përgjigje