TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Janar 2026, 16:54

Arrestohet ish-konkurrenti i njohur i “Përputhen”, akuza që rëndon ndaj tij

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohet ish-konkurrenti i njohur i “Përputhen”, akuza

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Hysen Ramaj 29 vjeç, i cili shiste në dyqanin e tij produkte me logo false, për të cilat nuk lëshoheshin fatura shitjeje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tij në rrugën “Sulejman Delvina”, shërbimet e policisë gjetën mallra të ndryshme veshje, çanta, syze dhe ora me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false. Nga verifikimet e kryera ai nuk kishte fatura mbi origjinën e mallrave.

Po ashtu, dyshohet se Ramaj nuk lëshonte kupon tatimorë për shitjen e produkteve, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

"Zbulohet një tjetër subjekt, ku shiteshin produkte me logo false, për të cilat nuk posedoheshin fatura blerjeje dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje.

Arrestohet pronari i dyqanit në rrugën “Sulejman Delvina”.

Sekuestrohen mallrat.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve, me qëllim konstatimin e subjekteve që zhvillojnë aktivitetin e tyre, në informalitet, duke shmangur detyrimet tatimore, finalizuan operacionin e koduar “Etiketa”, gjatë të cilit u zbulua në këtë paligjshmëri, një dyqan në rrugën “Sulejman Delvina”.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit u arrestua pronari i dyqanit, shtetasi H. R., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Në këtë subjekt, gjatë kontrolleve, u gjetën mallra të ndryshme (veshje, çanta, syze dhe ora) me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false.

29-vjeçari nuk kishte fatura mbi origjinën e mallrave.

Gjithashtu, dyshohet se nuk lëshonte kuponë për shitjen e tyre, me qëllim shmangen e detyrimeve tatimore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme."-njofton policia. 

arrestim

Lini një Përgjigje