TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shkurt 2024, 11:47

Armë dhe municion luftarak, arrestohet i riu në Fier

Shkruar nga Pamfleti

Armë dhe municion luftarak, arrestohet i riu në Fier

Policia e Fierit ka sekuestruar armë zjarri, armë gjahu dhe një sasi të konsiderueshme municioni luftarak, ndërsa në pranga është vënë poseduesi i tyre.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për Ezmir Ibishin.

“Policia kap në flagrancë dhe vë në pranga poseduesin e armëve dhe të municionit. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Fier, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Shinat”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i mbajtjes pa leje, të armëve dhe municionit.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi E. I., 31 vjeç, banues në Fier. Nga kontrollet, 31-vjeçarit iu gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 2 krehra me fishekë dhe 530 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me celularin e të arrestuarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

arrestim fier

Lini një Përgjigje