TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shkurt 2024, 10:59

U vra nga fëmijët dhe u gropos në kasollen e bagëtive, gruaja e Pëllumb Metës nuk shkon në ceremoninë mortore

Shkruar nga Pamfleti

U vra nga fëmijët dhe u gropos në kasollen e bagëtive,

Sot është përcjellë për në banesën e fundit, Pëllumb Meta, 50-vjeçari që u vra nga djali i tij, ndërsa bashkëpunëtorë ishin dhe dy fëmijët e tjerë.

Familjarë, të afërm do t’i japin lamtumirën e fundit 50-vjeçarit, i cili u vra më 10 shkurt, ndërsa krimi i rëndë u zbulua dje për publikun.

Burime nga të afërm të familjes Meta bëjnë me dije se gruaja e viktimës nuk ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të tij.

Si fillim për krimin u dyshua e bija, Hygerta Meta, e cila mori dhe përsipër autorësinë e krimit, por hetimet treguan krejt të kundërtën.

Babai ishte vrarë nga djali i tij, Hysen Meta, ndërsa për varrosjen e tij në kasolle kishin marrë pjesë dhe vajza dhe djali.

Lini një Përgjigje