TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shkurt 2024, 10:52

Detaje të reja nga vrasja në Durrës, gazetarja: Telefoni i “nxorri zbuluar”

Shkruar nga Pamfleti

Detaje të reja nga vrasja në Durrës, gazetarja: Telefoni i

Detaje të reja po dalin në dritë nga ngjarja e shënuar në Durrës ku fëmijët kanë vrarë babain e tyre.
Hysen Meta, djali 25-vjeçar, i viktimës Pëllumb Meta, ka dëshmuar para policisë se ka qenë ai personi që ka kryer qitjen.
Gazetarja Sara Demushi tha se tre fëmijët janë treguar amatorë në mbulimin e vrasjes.

“Ata ishin amatorë në krimin që kanë bërë. Që nga dita e parë e krimit, ata janë munduar të mbulojnë gjurmët. Por ka qenë aparati celular ai që i ka “nxjerrë zbuluar”. Ai ishte harruar, e prej tij policia arriti të zbulojë krimin”, tha gazetarja.

Sot është zbardhur dhe dëshmia e djalit që ka kryer krimin i cili ka thënë se gjithçka ishte e planifikuar. Sipas dëshmisë së tij ata kishin vendosur ta vrisnin babain ditën e shtunë që të tre do të ishin në shtëpi.

Ndërkohë që babai ishte i shtrirë në divan, Hysen Meta dëshmon se i ka thënë të ngrihet në këmbë e më pas e ka qëlluar katër herë. Sipas tij motra ishte në dhomë kur ndodhi ngjarja, ndërsa vëllai tjetër hyri në momentin që dëgjoi të shtënat. Ai shprehet se nëna nuk ka dijeni për krimin.

durres hysni meta pellumb meta

Lini një Përgjigje