TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Korrik 2024, 22:31

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në Kavajë, arrestohet 54-vjeçari italian; në kërkim pasagjeri

Shkruar nga Pamfleti

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në Kavajë, arrestohet

Një shtetas Italian është vënë në pranga, pasi kanë aksidentuar për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Nga ana tjetër në kërkim është shpallur 43-vjeçari me iniciale V. N., I cili ishte pronari i makinës “Golf”, me të cilën u aksidentua këmbësori.

Pas aksidentit të dy këta shtetas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

"Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan shtetasin italian F. A., 54 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin V. N., 43 vjeç, banues në Kavajë.

Arrestimi i 54 vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 43 vjeçarit u bë për arsye se rreth orës 00:30 të mëngjesit të sotëm, në segmentin rrugor Kavajë-Golem, këta dy shtetas po udhëtonin me automjetin tip Golf në pronësi të shtetasit V.N, dhe kanë aksidentuar këmbësorin shtetasin P. F., 54 vjeç, banues në Kavajë, i cili ka humbur jetën.

Pas aksidentit të dy këta shtetas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, është bërë arrestimi i shtetasit italian F. A., 54 vjeç, pasi nuk ka deklaruar se cili prej tyre ka qenë në drejtimin e automjetit.

Po në vijim të veprimeve është shpallur në kërkim shtetasi V. N., 43 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ky shtetas nuk është gjetur në banesë. Në bashkëpunim me Prokurorinë vazhdon puna hetimore për zbardhjen e këtij rasti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

italian aksident kavaje kembesori

Lini një Përgjigje