TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Korrik 2024, 18:47

U rrëzua nga një shkëmb në Valbonë, humb jetën alpinisti nga Kosova

Shkruar nga Pamfleti

U rrëzua nga një shkëmb në Valbonë, humb jetën

Një alpinist nga Kosova raportohet se është rrëzuar në Alpet shqiptare.

Policia e Tropojës ka dalë me një deklaratë për shtyp, lidhur me shtetasin nga Kosova që ra në greminë në vendin e quajtur “Maja e Thatë” në Valbonë. Sipas bluve, alpinisti ka humbur jetën.

Ndërkohë, shërbimet e komisariatit, janë nisur drejt adresës së dhënë, së bashku me grupin e Emergjencave Civile të Tropojës, për nxjerrjen e trupit të pajetë.

"Më datë 26.07.2024, rreth orës 17:10, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se 1 shtetas kosovar, në vendin e quajtur “Maja e Thatë”, Valbonë, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rënë nga një lartësi dhe dyshohet se ka humbur jetën.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, janë nisur drejt adresës së dhënë, së bashku me grupin e Emergjencave Civile të Tropojës.

Për shkak të terrenit të thepisur malor është kërkuar ndërhyrja me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit kosovar nga zona ku ka rënë", njofton policia.

Lini një Përgjigje