Një 34-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur paraditen e kësaj të marte në Vlorë. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja u regjistrua rreth orës 11:10 në aksin Panaja–Novoselë.
Policia bën me dije se shtetasi me iniciale A.H., banues në Novoselë, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit gjatë lëvizjes, duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me murin e një banese.
I riu u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje