TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Dhjetor 2024, 08:11

Aksident në Xibrakë, përplasen dy automjete; plagosen rëndë dy shoferët (Emrat)

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Xibrakë, përplasen dy automjete; plagosen

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:20 në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy persona.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Xibrakë të Njësisë Administrative Bradashesh.

Në këtë aksident u përshi automjeti tip “Skoda” me targë KIZ8606 që drejtohej nga 54-vjeçari, Ilirjan Kllogjeri si edhe automjeti tip “Toyota” me targë AA858RC me drejtues 35 vjeçarin Vullnet Kazia nga Peshkopia.

Si pasojë e aksidentit automjetet janë dëmtuar pothuajse plotësisht, ndërsa drejtuesit e tyre kanë mbetur të plagosur rëndë. Ata janë dërguar në repartin e kirurgjisë së Spitalit Rajonal të Elbasanit për trajtim mjekësor teksa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq të plagosurve iu është bërë edhe testi i alkoolit dhe ka rezultuar se nuk kishin konsumuar alkool. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe paraprakisht dyshohet se moti i keq dhe mos respektimi i rregullave të shpejtësisë së qarkullimit në këtë aks mund të kenë qenë shkaqe për aksidentin.

Lini një Përgjigje