TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Dhjetor 2024, 17:44

Fshehën kokainë në lëkurën e kafshëve, plani nisi që në 2023-it; Çaushllari siguroi lëndën kimike dhe solli një kolumbian!

Shkruar nga Pamfleti

Fshehën kokainë në lëkurën e kafshëve, plani nisi

Për trafikimin e kokainës nga vendet e Amerikës Latine grupi i arrestuar nga SPAK pak javë më parë e kishte planifikuar që në tetor të vitit 2023.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar se Artjon Çaushllari, Klajd Birçe dhe një shtetas i dyshuar me origjinë spanjolle po organizonin këtë episod me qëllim sjelljen e drogës në Shqipëri.

Në këtë periudhë thonë burimet e Ora News, në vendin tonë ka ardhur edhe një shtetas me origjinë kolumbiane për të cilën dyshohet se do të bënte ekstraktimin dhe ngurtësimin e kokainës.

Sa i takon këtij personi kimist mësohet se zona ku qëndronte ishte në një banesë me qera në afërsi të zonës së Myslym Shyrit.

Lëvizja e tij në Tiranë ishte në kordinimin e Artion Çaushllarit ku dhe komunikimi i tyre zhvillohej në gjuhën spanjolle.

Lënda kimike e cila nevojitet për të bërë ndarjen me kokainën dyshohet se është siguruar nga Çaushllari. Këtë lëndë mësohet se është siguruar nga një kompani e ligjshme që vepron në Tiranë./OraNews

Lini një Përgjigje