
Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi dyshohet se ka kryer disa vjedhje.
I riu vidhte bizhuteri dhe para në banesa.
“Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Përsëritësi” ku pas provave të siguruara ka arrestuar një 33-vjeçar të dyshuar për 3 raste të vjedhjes në banesa dhe 1 rast i tentativës për vjedhje.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 33-vjeçari është autor i 3 rasteve të vjedhjes në banesa konkretisht:
-më datë 05.12.2024 ka vjedhur bizhuteri në banesën e shtetasit D. V.;
-më datë 03.12.2024 ka vjedhur bizhuteri në banesën e shtetasit E. D.;
-më datë 07.12.2024 ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në banesën e shtetasit F. K..
Gjithashtu, 33-vjeçari ka tentuar të vjedhë në dyqanin ushqimor në pronësi të një shtetaseje, në lagjen “Skënderbej”, njofton policia.
Lini një Përgjigje