
Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi ka kundërshtuar dhe kërcënuar një efektiv.
Rafaelo Lleshi ishte pasagjer në një mjet në të cilin policia kishte ushtruar kontroll. Efektivët kanë konstatuar se drejtuesi nuk kishte leje për xhamat e zinj dhe kështu i kanë hequr veshjen që kishte vendosur për të errësuar xhamat e automjetit.
Drejtuesi i mjetit nuk ka kundërshtuar, por pasagjeri 19-vjeçar ka ofenduar punonjësit e Policisë, madje njërit prej tyre i ka dërguar në celular një mesazh kërcënues.
“Më datë 08.12.2024, rreth orës 18:00, në qytetin e Lezhës, në afërsi të shinave të trenit, punonjësit e Policisë në përmbushje të detyrave të përcaktuara në planin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë publike e asaj rrugore, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Golf”.
Gjatë kontrollit të mjetit nuk i është gjetur asnjë send i kundërligjshëm, ndërsa gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit rezultoi se, drejtuesi i automjetit nuk dispononte dokument për xhamat e errësuar të makinës dhe për këtë arsye punonjësit e Policisë i kanë hequr veshjen që kishte vendosur për të errësuar xhamat e automjetit.
Drejtuesi i automjetit nuk ka kundërshtuar, por, shtetasi Rafaelo Lleshi 19 vjeç, pasagjer në këtë automjet, ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e Policisë si dhe, njërit prej tyre i ka dërguar menjëherë në celular një mesazh kërcënues për shkak se i hoqi veshjen që kishte errësuar xhamat e automjetit shoku i tij.
Veprimet procedurale janë kryer nga OPGJ i Prokurorisë dhe në përfundim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i 19-vjeçarit, shtetasit Rafaelo Lleshi., banues në Lezhë”, njoftoi policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës.
Lini një Përgjigje