TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Dhjetor 2024, 13:47

Sherr mes 5 adoleshentëve te ‘Asllan Rusi’ në Tiranë, plagoset 13-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes 5 adoleshentëve te ‘Asllan Rusi’ në Tiranë,

Një konflikt mes 5 adoleshentëve është regjistruar pranë Pallatit të Sportit ‘Asllan Rusi’ në Tiranë.

Sipas të dhënat paraprake, gjatë konfliktit ka pasur edhe të plagosur. Mësohet se një i mitur, rreth 13 vjeç është dërguar në spital, për të marrë mjekim, ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.

Forcat Shqiponja kanë ndërhyrë për të ndarë adoleshentët.

Ndërkohë në konflikt dyshohet se janë përfshirë 5 adoleshentë, një në spital 4 të tjerë janë shoqëruar në komisariat.

Raportohet se sherri mes tyre ka ndodhur pas përfundimit të një ndeshje basketbolli.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lini një Përgjigje