TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Dhjetor 2024, 07:40

Të gjitha prerje 200-she/ Sekuestrohen 105 mijë euro të falsifikuara në Kosovë, arrestohet një person! (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Të gjitha prerje 200-she/ Sekuestrohen 105 mijë euro të

Autoritetet kosovare kanë goditur një rrjet të falsifikimit të parave në rajonin e Gjilanit, i cili planifikonte të fuste në qarkullim rreth 105 mijë euro të falsifikuara. Nga këta 100 mijë euro ishin kartëmonedha me prerje 200-she dhe 5 mijë të tjera me prerje kartëmonedha nga 100-she.

Gjatë aksionit të organizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, përveç sekuestrimit të parave të dyshuara të falsifikuara, u arrestua një person, si dhe sekuestruan tre celularë. 

Në lidhje me rastin është kryer kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit ku është gjetur makina për numërimin e parave. Në këtë rast në total janë sekuestruar provat si në vijim:

100,000.00 €uro kartëmonedha nga 200 €uro. 5000.00 €uro kartëmonedha nga 100 €uro. 1 makinë për numërimin e parave. 3 telefona celular. Lidhur me rastin me vendimin e prokurorit i dyshuari i lartcekur dërgohet në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për kryerje të veprave ‘’Falsifikimi i parasë’’ dhe ‘’Pastrim i parasë’’, thuhet në njoftimin e policisë.

Të gjitha prerje 200-she/ Sekuestrohen 105 mijë euro tëTë gjitha prerje 200-she/ Sekuestrohen 105 mijë euro të

Lini një Përgjigje