TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Prill 2025, 11:23

Aksident në Shkodër, automjeti përplas për vdekje 65-vjeçaren

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Shkodër, automjeti përplas për vdekje
Foto Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “3 Heronjtë” në Shkodër.

Sipas informacionit paraprak nga policia, rreth orës 10:50, një automjet i drejtuar nga shtetasja E. N., 70 vjeçe, ka përplasur një këmbësore 65 vjeçe.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë dhe transportimit të menjëhershëm në Spitalin Rajonal Shkodër, fatkeqësisht 65-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

"Rreth orës 10:50, në lagjen “3 Heronjtë” automjeti me drejtuese shtetasen E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren shtetasen L. N., 65 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, 65-vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale", njofton policia. 

Lini një Përgjigje