Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Arbrit, në zonën e njohur si Shkalla e Tujanit.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet që po lëvizte në drejtim të kryeqytetit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.
Bëhet me dije se, si pasojë e aksidentit, i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet nëse në automjet ndodheshin persona të tjerë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Lini një Përgjigje