TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Mars 2026, 14:15

Aksident i rëndë në Gjermani/ Kamioni del nga rruga, përplas për vdekje 29-vjeçaren shqiptare dhe djalin e saj të mitur 

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Gjermani/ Kamioni del nga rruga,

Ngjarja ndodhi në një rrugë urbane pasi një kamion doli nga korsia.

Një aksident me pasoja fatale u regjistrua mëngjesin e sotëm në qytetin Schramberg në Gjermani. Një grua sqhiptare 29 vjeç dhe djali i saj 3 vjeç humbën jetën në vendngjarje.

Sipas të dhënave, ngjarja ndodhi pak para orës 09:00 në rrugën Oberndorfer. Një 53-vjeçar që drejtonte një kamion humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.

Kamioni goditi fillimisht tre automjete të parkuara. Më pas mjeti hyri në trotuar dhe përplasi gruan dhe fëmijën e saj, të cilët ndodheshin në atë zonë.

Ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë, por plagët rezultuan fatale për të dy viktimat. Gruaja ishte me origjinë nga Kosova. Autoritetet po vijojnë hetimet për rrethanat e aksidentit. 

aksident i rende ne gjermani

Lini një Përgjigje