TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Mars 2026, 13:32

Olta Xhaçka i shpëtoi hetimit, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Goron e Himarës

Shkruar nga Pamfleti
Olta Xhaçka i shpëtoi hetimit, Apeli i GJKKO lë në fuqi
Jorgo Goro

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin me dy vite burg për ish-Kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, i hetuar dhe akuzuar nga SPAK për tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në zonën e Livadhës.

Hetimet ndaj Goros nisën me një kallëzim nga Fredi Beleri, sipas të cilit ai i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke.

GJKKO e dënoi në korrik të 2025-ës Goron me 2 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje dënimi me 1/3-ën. Goros gjithashtu i është ndaluar ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite.

Rasti për të cilin Jorgo Goro është dënuar ka lidhje me çështjen ndaj ish-deputetit Artan Gaçi dhe ish-ministres Olta Xhaçka. Goro, përmes dokumenteve false, i hapi rrugën regjistrimin e një toke bujqësore pronë shtet, në favor të Stavri Mëhillit. Pas kësaj procedure, toka iu shit shoqërisë private me përfaqësues ish-deputetin Artan Gaçin, bashkëshorti i Olta Xhaçkës.

Në total përllogaritet rreth 10 mijë m2 tokë e tjetërsuar në 2 sipërfaqe të ndryshme, për të cilën GJKKO vendosi konfiskimin për llogari të shtetit. Gjithashtu gjykata konfiskoi edhe apartamentin rreth 81 m2, që dyshohet se ishte një pronë e fshehur e ish-kryebashkiakut të Himarës.

goro apeli i gjkko vendimi

Lini një Përgjigje