
Gjendet pa shenja jete 82-vjeçari i raportuar i humbur në zonën e Klosit, pas disa orësh kërkime nga forcat e policisë.
Sipas autoriteteve, trupi i pajetë i shtetasit E.M. u lokalizua pas një operacioni kërkimi të zhvilluar si në terren, po ashtu edhe nga ajri me përdorimin e dronëve.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i moshuari ka humbur jetën pasi ka rrëshqitur nga një shkëmb. Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.
"Në vijim të informacionit të dhënë për largimin nga banesa të shtetasit E. M., 82 vjeç, banues në Klos, ju bëjmë me dije se:
Pas kërkimeve në terren, të organizuara nga patrulla policie në këmbë dhe me dron nga ajri, u bë e mundur gjetja e tij, fatkeqësisht pa shenja jete.
Nga veprimet paraprake dyshohet se 82-vjeçari ka rrëshqitur nga një shkëmb dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje