TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Maj 2023, 13:29

Aksident në Maliq, autoboti me naftë i pret rrugën autobusit me pasagjerë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Maliq, autoboti me naftë i pret rrugën autobusit me

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Vloçisht në Maliq të Korçës. Mësohet paraprakisht se një autobus është përplasur me një kamion.


Për pasojë ka mbetur i bllokuar drejtuesi i autobusit, për të cilin po ndërhyhet nga forcat zjarrfikëse për nxjerrjen nga mjeti.

Mësohet se pasagjerët janë të gjithë mirë.

Sipas policisë pasagjerët nuk kanë pësuar dëmtime ndërsa drejtuesi i autobusit është dëmtuar.

Policia në vendngjarje po bëjnë të mundur nxjerrjen nga mjeti të shoferit.

Lini një Përgjigje