Një aksident i frikshë është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në qytetin e Elbasanit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Mësohet se janë plagosur disa persona.
Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin, duke bërë që automjeti të dalë jashtë karrexhatës dhe të bjerë pranë përroit.
Pavarësisht situatës së rrezikshme, personat që ndodheshin në automjet kanë mundur të dalin pa lëndime serioze. Pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Lini një Përgjigje