
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zymiz, Maliq, ku një kamionçinë ka përplasur një motor.
Drejtuesi i motorrit është një 29-vjeçar nga fshati Lin i Pogradecit, i cili për shkak të dëmtimeve në trup, u dërgua menjëherë në spitalin e Korçës për të marrë mjekim.
Ndërsa me drejtuesin e automjetit shtetasin R. Sh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje