TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Dhjetor 2024, 10:06

Aksident i rëndë në Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën një person; plagosen dy të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Pogradec-Qafë Thanë, humb

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Pogradec - Qafë Thanë, ku ka humbur jetën një person.

Sipas policisë, dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, teksa dy persona të tjerë janë plagosur.

Mësohet se i vdekur ka mbetur drejtuesi i njërit prej mjeteve tip 'Volkswagen', 34 vjeçari Martin Kastrioti. Sakaq u lajmërua zjarrfikësja për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga makina.

Dy të plagosurit janë transportuar në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat, por në vendngjarje sapo ka mbërritur policia dhe ambulanca pasi dyshohet që ka edhe të plagosur.

 

Lini një Përgjigje