TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Prill 2023, 13:15

Aksident i rëndë në Korçë, ndërron jetë një 15-vjeçar; plagoset vëllai i tij

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Korçë, ndërron jetë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë në rrugën Dishniçë-Çiflig. Një makinë  tip 'BMW'  ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e 15 vjeçarit Rei Sherifi. Ndërsa ka mbetur i plagosur vëllai i tij, Kevi Sherifi.

Të dy vëllezërit pas aksidentit janë transportuar për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore por i mituri nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të rënda të marra.

"Më datë 21.04.2023, rreth orës 12:05, në rrugën “Dishnicë-Çiflig”, shtetasi K. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi K. Sh., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe shtetasi R. Sh.,15 vjeç, pasagjer në automjet, i cili pas mbërritjes në spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë."-njofton policia.

Policia ndodhet në vendngjarje ku po punon për shkaqet e aksidentit.

 

Lini një Përgjigje