TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Prill 2023, 12:05

Vrasja në Lezhë/ Biznesmeni u monitorua për ditë të tëra nga vrasësi, mësoi çdo lëvizje të Ardian Nikulajt

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Lezhë/ Biznesmeni u monitorua për ditë të

Biznesmeni Ardian Nikulaj është monitoruar për ditë me radhë para se të eliminohej. Kamerat e sigurisë të lokalit ku ai u vra, tregojnë një person të dyshimtë që prej një jave është shfaqur aty dhe ka parë lëvizjet e biznesmenit.

Ditën e vrasjes, Ardian Nikulaj sapo ishte futur në lokal dhe pak më pas vrasësi futet dhe e identifikon direkt duke i shkuar te tavolina dhe e qëllon. Pra si duket ai dinte vendin ku ulej biznesmeni dhe njihet hyrjet dhe daljet e lokalit.

Po ashtu mësohet se Nikulaj i druhej një atentati, pasi ai lëvizte me makinë të blinduar. Si duket vrasësi e dinte këtë gjë dhe gjeti momentin se kur mund ta gjente atë të pambrojtur.

Megjithatë kamerat nuk hedhin dot dritë mbi identitetin e vrasësit, pasi ai duket që është i kamufluar dhe nuk duket asnjë pjesë trupi.

vrasja lezhe atentati

Lini një Përgjigje