TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Shtator 2024, 19:59

Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Mësohet se aksidenti ndodhi në urën e fshatit Polenë në Korçë.

Bujar Rika është 60-vjeçari i cili mbeti viktimë, ndërsa drejtuesi i automjetit që përplasi 60-vjeçarin është identifikuar si shtetasi Sokol Çita, 35-vjeç.

35-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

"Rreth orës 19:30, në aksin dytësor “Ravonik-Qatrom”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. Ç., 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin B. R., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit", njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje