TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Shtator 2024, 13:39

Aksident në Korçë, 30-vjeçari përplas me makinë këmbësorin

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Korçë, 30-vjeçari përplas me

Një aksident ka ndodhur në Korçë, ku një i ri ka përplasur me makinë një të moshuar.

Sipas policisë, rreth orës 12:30, në lagjen nr. 7, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Ç., 30 vjeç, ka përplasur shtetasin H. S., 70 vjeç, këmbësor, i cili është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Lini një Përgjigje