TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Shtator 2024, 10:46

Konflikte për prishjen e pazareve të drogës në Gjermani, si Mario Nela qëlloi me armë zjarri kushëririn; në pranga babai dhe vëllai i tij

Shkruar nga Pamfleti

Konflikte për prishjen e pazareve të drogës në Gjermani, si

Detaje të reja nga plagosja me armë ditën e djeshme (11 Shtator) në afërsi të vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i 3-shit”, në kryeqytet.

Sipas burimeve, shkak për konfliktin mes dy kushërinjve është bërë prishja e pazareve të drogës në Gjermani.

Elvis e Mario Nela kanë pasur një përplasje në Gjermani për pazare droge, dhe e kishin lënë për t’u sqaruar në Shqipëri.

Mësohet se autori i dyshuar i ngjarjes, Mario Nela kishte ardhur në Shqipëri të martën dhe ditën e djeshme është takuar me Elvis Nelën për t’u sqaruar.

Diskutimi mes tyre ka degraduar në përplasje me armë ku dyshohet se Mario Nela ka plagosur me armë kushëririn e tij, i cili shkoi vetë në spital. Ai është qëlluar me armë në këmbë dhe ndohet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shpallur në kërkim Mario Nelën, ndërkohë janë arrestuar babain e tij, Gentjan Nela dhe i vëllai, Emanuel Nela.

Lini një Përgjigje