
Një zjarrfikëse është aksidentuar pasditen e sotme në fshatin “Vukatanë”, në Shkodër.
Mësohet se automjeti ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 2 persona.
Shtetasit me inicialet K. M. dhe R. K ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 18:20, në fshatin "Vukatanë", shtetasi K. M., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin zjarrfikës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën shtetasit K. M. dhe R. K., ( punonjës të shërbimit zjarrfikës).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje