TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Shtator 2024, 16:44

Si në filmat aksion/ I riu tenton t’i ikë policisë, përfundon në Lanë! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Si në filmat aksion/ I riu tenton t’i ikë policisë,

Një ngjarje si në filmat aksion është regjistruar ditën e sotme në kryeqytet, ku një person i cili ka tentuar t’i ikë policisë ka përfunduar në lumin Lana së bashku me mjetin që drejtonte dhe për rrjedhojë është plagosur.

Person i cili tentoi të arratisej mësohet se ishte në kërkim nga policia. Siç shihet edhe në foto dhjetë efektivë policie e kanë rrethuar të arratisurin ndërkohë që dy personel mjekësorë po i japin ndihmën e parë. Ende nuk dihet se si ka ndodhur konkretisht ngjarja, por pritet një njoftimi nga policia.



Lini një Përgjigje