
Një shqiptar është dorëzuar në polici pasi plagosi me thikë bashkatdhetarin e tij në Greqi.
Ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar në rrugën “Minoos” në zonën e Therisos në Irakleo të Greqisë, ku shqiptari plagosi një 35-vjeçar.
Ai u paraqit mëngjesin e sotëm në komisariat, i shoqëruar nga një avokat dhe është dorëzuar. Shqiptari akuzohet për tentativë vrasje.
Sipas policisë, 35-vjeçari i cili ka një të kaluar të pasur kriminale, ndodhet ende i shtruar në spital, ndërsa i riu i dorëzuar pritet të vihet para drejtësisë.
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe identitetet e tyre.
Lini një Përgjigje