TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Shtator 2024, 12:37

Krimi në Roskovec, policia zbardh detaje: Arrestohen dy djemtë e autorit të përfshirë në vrasje

Shkruar nga Pamfleti

Krimi në Roskovec, policia zbardh detaje: Arrestohen dy djemtë e

Dy djemtë e autorit të vetëdorëzuar të vrasjes së dyfishtë në Roskovec, Altin Kuka, janë vënë në pranga.

Ervis dhe Emaurisio Kuka u arrestuan nën dyshimet se kanë “gisht” në ngjarje dhe kanë bashkëpunuar në krim.

Policia njofton se po ashtu ka arrestuar një tjetër person, Tomor Zyka, pasi akuzohet se ka ndihmuar në fshehjen e krimit. Nën hetim është vënë për shkak të moshës babai i 49 vjeçarit Altin Kuka për veprat “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve të gjuetisë dhe sportive”.

“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në Roskovec, ku u vranë me armë zjarri 2 shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. K., 49 vjeç, E. K., 21 vjeç dhe E. K., 18 vjeç (babai dhe 2 djemtë e tij), të tre banues në Fier, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri automatik, shtetasit L. K., 46 vjeç, dhe G. K., 52 vjeç, për motive të dobëta;          

-T. Z., 67 vjeç, banues në fshatin Çukalat, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i K. Penal”, thuhet në njoftim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 4 krehra, municion luftarak, 5 automjete dhe 1 motoçikletë. Hetimet mbeten aktive dhe i vijon prokuroria vendore. Po hetohet nëse krimi ka motive të tjera.

Vrasja e dyfishtë në fshatin Kurjan - 10 shtator 2024

Viktimat dy vëllezër

Lavdimir Kurtaj 46 vjeç 
Gramos Kurtaj 52 vjeç  

Të arrestuarit:

Altin Kuka, 49 vjeç, autor i dyshuar
E. Kukaj, 21 vjeç, djali
E. Kukaj, 18 vjeç, djali

Lini një Përgjigje