TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Shtator 2024, 18:07

Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ Sherri nisi te pularia dhe përfundoi me armë, autori: Jam penduar!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ Sherri nisi te pularia dhe

Zbardhen detaje të reja për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Roskovec të Fierit.

Autori i ngjarjes Altin Kukaj ka shprehur pendesë për krimin, teksa policia ka vënë në pranga dy djemtë e tij, një bashkëfshatar.  Në dëshminë e tij në polici, autori Altin Kukaj ka shprehur pendesë duke thënë se ka bërë gjithçka në gjaknxehtësi.

Ndërsa policia ka hetuar në gjendje të lirë për shkak të moshës, të atin e autorit. Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë në pranga përveç Altin Kukajt, ka rënë Ervis dhe Emaurisio Kukaj, dy djemtë e tij si dhe Tomor Zyka. Dy djemtë akuzohen për bashkëpunim në vrasjen e Gramoz dhe Lavdërim Kurtajt, ndërsa Zyka për përkrahje te autorit te krimit.

Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë zbardhur ngjarjen, mësohet se gjithçka ka nisur me zënkën e djemve të autorit e një prej viktimave në pulari, e cila është në pronësi të autorit të ngjarjes dhe më pas ka përfunduar në tragjedi. Viktimat i kishin shkuar edhe tek shtëpia autorit për tu sqaruar por ai nuk kishte qenë atje.

Pas këtyre debateve, në mesditë autori ka shkuar tek lokali për të takuar dy vëllezërit të cilët kanë qenë duke konsumuar një kafe.

Më pas biseda ka degraduar në debat dhe më pas në ofendime, pas kësaj Altini Kukaj, ka nxjerrë kallashi nga makina dhe ka qëlluar ne drejtim të vëllezërve Gramoz dhe Lavdërim Kurtaj, duke i lënë të plagosur por ka menduar se i vrau.

Më pas është larguar ka lënë makinën në kasolle të banesës dhe i ka thënë gruas se “i kishte vrarë Gramozin dhe Lavdërimin dhe do dorëzohet në polici”. Dy vëllezërit kanë gjetur vdekjen rrugës për në spital.

Ndërkohë që banoret e fshatit shprehen se mes autorit dhe një prej viktimës Gramozit nuk ka pasur sherre të mëparshme.

Dy vëllezërit janë përcjellë në mesditë për në banesën e fundit.

Lini një Përgjigje