Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e regjistruar ditën e sotme në kryeqytet, ku një i ri tentoi t’i arratisje policisë por ra në lumin e Lanës së bashku me mjetin që ai drejtonte.
Sipas informacioneve paraprake personi i aksidentuar me motor, po ndiqej nga efektiv policie pasi ishte në kërkim nga Krimi Ekonomik i Policisë së Tiranës pasi akuzohet për mashtrim.
Mësohet se janë mbi 12 raste ku qytetarët e kishin denoncuar për veprën penale mashtrim. Skema ishte e njëjtë dhe kishte si fokus pensionistët. I riu pikaste të moshuar të ndryshëm ku i prezantohej si zyrtar i Bashkisë së Tiranës. Me premtimin se kanë përfituar grante nga bashkia, ai kishte arritur që ti merrte të moshuarve nga 200 deri në 800 mijë lekë të vjetra.
Ndërkohë që pas aksidentit i riu ka marrë lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, është arrestuar menjëherë në vendngjarje dhe është dërguar në spital për mjekim.
Lini një Përgjigje