TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Shtator 2024, 11:01

E rëndë në Shkodër! 82-vjeçarja rrihet me barbarisht me shkop nga nusja, djali fsheh krimin

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Shkodër! 82-vjeçarja rrihet me barbarisht

Një e moshuar është dhunuar brutalisht nga nusja e saj në qytetin e Shkodrës.

82-vjeçarja Nazmie Buci është dhunuar nga nusja e djalit, ndërsa fqinjët kanë qenë ata që e kanë gjetur të moshuarën të gjakosur dhe më pas e kanë dërguar në spital. Policia ka ndaluar nusen e djalit, Elimira Buci.

“Nga Komisariati i Policisë Shkodër u bë arrestimi i shtetases EB, 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi vjehrra 82 vjeçe ka denoncuar se 43-vjeçarja e kishte dhunuar fizikisht. 82-vjeçari. gruaja po trajtohet në Spitalin Rajonal Shkodër (ky rast është publikuar në media)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Elmira Buci dyshohet se ka dhunuar vjehrrën me shkop, ndërsa djali i saj Ylli Buci e ka mbajtur të mbyllur në shtëpi.

Fqinjët thonë se kjo nuk është hera e parë që e moshuara dhunohet, ndërsa djali i saj nuk ka reaguar për të mbrojtur nënën e tij.

Ngjarja e rëndë është bërë publike nga banorët e zonës, të cilët u bëjnë thirrje autoriteteve të marrin masa të menjëhershme për të ndalur këto akte mizore dhe për të garantuar drejtësi për të moshuarën.

Ky rast ka tronditur komunitetin vendas, duke vënë në pah problemin e dhunës në familje, veçanërisht ndaj të moshuarve, dhe ka nxitur kërkesat për masa të rrepta ligjore ndaj përgjegjësve.

 

Lini një Përgjigje