
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ku një automjet ka përplasur për vdekje një 50-vjeçar.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Grecallisë dhe këmbësori është goditur nga një automjet tip “ Fuoristradë” duke i shkaktuar lëndime të rënda në trup.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca e cila e ka transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit. Burimet paraprake bëjnë me dije se i lënduari si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë dhe ka arrestuar shoferin 20-vjeçar.
"Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Grecallisë", Fier, shtetasi B. H., 20 vjeç, duke drejtuar një automjet tip "Range Rover", ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin D. Gj., rreth 50 vjeç", njofton policia.
Lini një Përgjigje