
Shqiptari, Avni Meçja, i cili vrau partneren e tij Alexandra Elena Mocanu me çekiç më 22 tetor 2022, është dënuar me 24 vite burg në Bolzano.
Prokurorja Federica Iovene kishte kërkuar dënim të përjetshëm, duke u shprehur se nuk ka përse të ketë masë lehtësuese për të. Zbutjen e dënimit e kishte kërkuar për mbrojtësi i Avni Meçjes shkak të rrëfimit, bashkëpunimit me hetuesit dhe dëmshpërblimit të dhënë për djalin e viktimës.
Faktorët rëndues u gjykuan ekuivalent me faktorët lehtësues Gjyqtarët i konsideruan faktorët rëndues (bashkëjetesa dhe dënimi i mëparshëm) të barabartë me faktorët lehtësues (rrëfimi dhe bashkëpunimi me hetuesit).
Për avokatin mbrojtës Massimo Dal Ben, ky është një dënim i balancuar. Fakti që faktorët lehtësues u konsideruan të barabartë në krahasim me faktorët rëndues, për të është shenjë pozitive.
Dy vjet para vrasjes, Meçja ishte denoncuar për keqtrajtim nga viktima. Pas disa kohësh pati një afrim mes të dyve, deri në epilogun tragjik.
Lini një Përgjigje