
Dy shqiptarë, të moshave 25 dhe 38 vjeç, janë arrestuar në Belgjikë pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Hetimi nisi pas një sinjalizimi për të kontrolluar makinën e tyre.
“Një sinjal ANPR për të kryer një kontroll në makinë. Ekipet e ndërhyrjes në zonë filluan menjëherë kërkimin e makinës në fjalë dhe pak kohë më vonë policia mundi të gjente mjetin në fjalë në Bormstraat”, shpjegon zëdhënësi i policisë Dirk Van de Sande.
Në makinë ishin dy burra, të shtetësisë shqiptare të moshës 25 dhe 38 vjeç. Rezultoi se shqiptarët ishin të lidhur me një banesë e cila përdorej si “shtëpi bari”.
“Shtëpia në fjalë rezultoi se kishte një plantacion kanabisi ku kishte më shumë se një mijë bimë, 1023 për të qenë të saktë,” shtoi Van de Sande.
Lini një Përgjigje