TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Mars 2024, 10:34

Vrau një person në 2016-ën, arrestohet 39-vjeçari i dënuar me 10 vite burg

Shkruar nga Pamfleti

Vrau një person në 2016-ën, arrestohet 39-vjeçari i

Një 39-vjeçar është arrestuar sot, pas 10 vitesh në arrati, për një vrasje të kryer në vitin 2016. Nga ky dënim, 39-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet burgim.

“Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, dhënë më datë 17.10.2023, për ndalimin e shtetasit Gëzim Kajno, 39 vjeç.

Më datë 01.03.2016, në lagjen nr. 17, Durrës, 39-vjeçari ka vrarë me armë zjarri, shtetasin A. K..

Ai është dënuar me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shtetasi Gëzim Kajno iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale.

vrasje gezim kajno

Lini një Përgjigje