TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Mars 2024, 16:43

Ndërtoi pa leje hotelin 7 katësh, dorëzohet në polici ish-drejtori i Agjencisë së Legalizimeve në Sarandë!

Shkruar nga Pamfleti

Ndërtoi pa leje hotelin 7 katësh, dorëzohet në polici

Ish-drejtori i Agjencisë së Legalizimeve Marile Murati, i cili ndërtoi pa leje dhe legalizoi hotelin 7 katesh mbi portin e Sarandës, është dorëzuar në komisariatin e Sarandës.

Gjithashtu ky shtetas rezulton dy herë i shpallur në kërkim, pasi 1 muaj më parë ndaj tij është bërë kallëzim penal për ngacmim seksual dhe kërkim favoresh seksuale në këmbim të vendit të punës.

Kujtojmë se Murati kishte marrë leje për rikonstruksionin e një objekti ekzistues të blerë nga ana e tij, por e kishte rrënuar të gjithin duke e ndërtuar pa leje nga fillimi e duke shtuar më shume kate se sa ekzistuesi. Pas kësaj ai ka arritur ta legalizojë objektin pa leje, hotel i cili është vendosur dhe funksionon si i tillë prej rreth 2 vitesh.

Të gjitha këto veprime kanë ndodhur pasi ai e kishte lënë detyrën e drejtuesit të ALUIZNI Sarandë dhe ishte emëruar në një detyrë tjetër drejtuese.

Lini një Përgjigje