Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Korçë-Devoll në afërsi të fshatit Cangonj, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Sipas informacioneve, këmbësori ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës, në anënë tjetër, në momentin kur u godit për vdekje nga makina.
Për shkak të plagëve të marra, këmbësori nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po nis hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 11:45, në aksin rrugor "Korçë-Devoll", te kryqëzimi i Progrit, shtetasi H. K., me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin H. R., rreth 79 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi H. R. ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.
Lini një Përgjigje