
Një shqiptar, për fat të mirë, i ka shpëtuar një atentati me bombë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Atikë, më konkretisht në rrugën Riga Feraio, në Kalyvia (Greqi).
Një çantë, brenda së cilës ndodhej mjeti shpërthyes me pajisje ndezëse të improvizuara, u gjet poshtë një automjeti të parkuar.

Çanta u gjet nga pronari i makinës, një shtetas shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia greke.
Ai njoftoi menjëherë autoritetet dhe oficerët e Departamentit të Asgjësimit të Municioneve Shpërthyese (TEEM) shkuan në vendngjarje.

Menjëherë u thirr ELAS, i cili rrethoi zonën. Më pas, anëtarët e Departamentit të Asgjësimit të Municioneve Shpërthyese (TEEM) kryen një shpërthim të kontrolluar për ta neutralizuar atë, shkruajnë mediat greke.
Lini një Përgjigje