TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Dhjetor 2025, 13:11

Italia ‘në këmbë’ për kapjen e Taulant Tomës, mjetet që i shërbyen ‘mjeshtrit të arratisjeve’ për të dalë nga qelia (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Italia ‘në këmbë’ për kapjen e Taulant
Taulant Toma

Mediat italiane kanë publikuar foto dhe detaje nga arratisja e 41-vjeçarit Taulant Toma, nga burgu i sigurisë së lartë në Milano.

I dënuari shqiptar mund të konsiderohet një ‘mjeshtër’ i arratisjeve, pasi kjo e së dielës është hera e katërt që ai ia del të largohet nga burgje të ndryshme.

Italia ‘në këmbë’ për kapjen e Taulant
Hetuesit po analizojnë telekamerat e sigurisë për të kuptuar mënyrën dhe oraret e arratisjes, si dhe për të kuptuar se si ai arriti të kalojë murin rrethues, i cili është rreth gjashtë metra i lartë.

Taulant Toma ishte dënuar për krime të ndryshme, përfshirë vjedhje me dhunë dhe arratisje të mëparshme nga burgu.

Italia ‘në këmbë’ për kapjen e Taulant

Ai ishte një nga të paktët të cilët ishin arratisur disa herë nga burgu, duke rikthyer kujtime edhe tek qyteti i Ternit, ku u arratis për herë të parë në vitin 2009 nga burgu i Sabbione, gjatë një ndeshjeje futbolli brenda qelisë.

Kërkimet atëherë zgjatën javë me radhë dhe përfshinin helikopterë dhe njësitë me qentë e trajnimit.

Ai u kap më vonë në një shtëpi të braktisur në provincën e Pavia-s.

Italia ‘në këmbë’ për kapjen e Taulant

Më pas, ai u arratis edhe dy herë të tjera në vitin 2013: në shkurt nga burgu i Parma-s së bashku me një bashkëkombës dhe më pas u arrestua në Belgjikë në shtator, vetëm që të arratisej sërish nga burgu i Lantin afër Liège në dhjetor të po atij viti.

 

taulant toma

Lini një Përgjigje